×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark i shkruan letër Haradinajt

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 10:14

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka pranuar sot një letër falënderimi nga ish- komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Wesley Clark. Përmes kësaj letre, Clark e ka falenderuar për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë.


    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Clark e ka përgëzuar atë për angazhimin e tij gjatë këtyre viteve. Ka thënë se populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark.

    “I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish-komandanti suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Europë, Wesley Clark, përmes së cilës shpreh konsideratën për mikpritjen dhe nderimet gjatë 20-vjetorit të ndërhyrjes së aleancës veri-atlantike në Kosovë, si dhe më përgëzon për angzhimin tim përgjatë këtyre viteve për të sjellë progres dhe zhvillim në vend. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës dhe do ta lartësojë emrin dhe veprën e Gjeneralit Clark”, ka shkruar Haradinaj.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1276481019142976

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!