×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori: Këto janë tre pistat që duhen ngritur për të zbuluar fatin e të shumëkërkuarit

    Reporteri
    25 Dhjetor 2022 | 13:20

    Ish prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci ka renditur tre pistat që duhet të ngrejë sot prokuroria për të hetuar zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

    Beci u shpreh në Euronews Albania se duhet hetuar nëse Martinaj është zhdukur vetë për të humbur gjurmët për shkak të precedentëve, nëse është rrëmbyer dhe nëse është vrarë nga rivalët e tij.

    “Versionet janë versionet e hetimit. Largimi i vullnetshëm i personit, ose ajo që quhet vetëzhdukje. Për shumë arsye, zhduket, humbet çdo gjurmë, për shumë arsye, qoftë për problemet, precedentët apo për borxhet, flas në teori pse ndodh një gjë e tillë.

    Pika e dytë, rrëmbimi apo mbajtja peng e personit, kemi apo jo pasojë, është tjetër problem Dhe versioni tretë, vrasja e drejtpërdrejtë e personit. Këto janë tre versionet dhe këto tre versione, jo policia, por edhe prokuroria së bashku duhet t’i eliminojnë njëra me tjetrën”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!