×
  • Sport
  • Sport

    Salah “bombardohet” me komente negative pasi festoi Krishtlindjen: “Ti e tradhtove Islamin”

    Reporteri
    25 Dhjetor 2022 | 17:02

    Ylli i Liverpoolit, futbollisti egjiptian Mohamed Salah, ka uruar ndjekësit e tij në rrjetet sociale për festat e Krishtlindjeve, me një foto familjare, në të cilën ai dhe i zgjedhuri i tij pozojnë me fëmijët e tyre nën pemën e Krishtlindjes.

    Pak njerëz menduan se kjo foto do të shkaktonte një sërë komentesh, kryesisht negative.

    Shumë nga bashkatdhetarët e tij janë të zemëruar dhe të zhgënjyer me këtë veprim të egjiptianit, sepse besojnë se ai ka lënë pas dore rrënjët dhe fenë e tij.

    “Njeri, ti e di që kjo është kundër fesë tënde”, “Fakti që ti feston Krishtlindjet do të thotë se beson në Jezu Krishtin”, “Po të mos ishe i pasur dhe i famshëm, nuk do të festonit Krishtlindjet”, “Ti tradhtove Islamin” – ishin vetëm disa nga komente negative për futbollistin.

    Kujtojmë, Salah dhe Egjipti nuk luajtën në Botëror, ndaj futbollisti ishte gjatë gjithë kohës në dispozicion të Jurgen Klopp.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!