×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK merr pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 10:45

    Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në mbledhjen e Qeverisë së thirrur nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.


    Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, Enver Hoxhaj, zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Po, do të jemi në mbledhjen e Qeverisë”, ka thënë shkurt Hoxhaj për Telegrafin.

    Ndryshe, mediat kanë raportuar se ministrat e PDK-së mund të mos jenë në mbledhjen e Qeverisë, pasi që siç është thënë “nuk gjenden në Kosovë”.

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është kthyer nga Haga në Kosovë mbrëmë pak para mesnatës.

    E me t’u kthyer, Haradinaj ka ftuar Qeverinë në një mbledhje e cila do të mbahet prej orës 14:00.

    Haradinaj deklaroi se duhet t’i kthehen punëve si qeveri në dorëheqje pasi nuk guxojnë që të lënë vendin në vakum qeverisës.

    “Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakumit qeverisës”, deklaroi Haradinaj.

    Megjithëse ka të atillë që mendojnë se mbledhja e qeverisë dhe kryerja e detyrave pas dorëheqjes është jo kushtetuese, Haradinaj ka ftuar që të njëjtit t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

    Haradinaj ka dhënë dorëheqje pikërisht para një jave, si rezultat i një ftese për intervistim nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën Speciale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!