×
  • Lajme
  • Lajme

    Liderët institucionalë nuk marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të Enver Zymberit

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 11:30

    Kanë kaluar tetë vjet që nga 26 korrik 2011, datë kur forcat e Njësisë Speciale të Policisë se Kosovës zhvilluan aksionin e madh për shtrirjen e sovranitetit dhe marrjen e pikave kufitare në veri të Kosovës, ku edhe ka rënë heroikisht Enver Zymberi.


    Zymberi u përkujtua me ceremoni dhe nderime nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj tha se Zymberi është hero i Kosovës.“Sot është ditë e veçantë meqenëse ne po e kujtojmë veprën e heroit tonë dhe të Kosovës, Enver Zymberi”, tha Qalaj.

    Mungesën e liderëve politik, Qalaj nuk e komentoi me pretekstin se nuk është i thirrur për këtë.

    Atë botë me urdhër të ish-kryeministri Hashim Thaçi, për shtrirjen e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës, forca të shumta policore ia mësynë Mitrovicës.Zymberi u vra më 26 korrik të vitit 2011 në Veriun e Mitrovicës afër fshatit Çabër, pas 20 minuta luftimesh ndërmjet forcave të pjesëtarëve të Njësisë speciale operative – ROSU dhe një grup personash me nacionalitet serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!