×
  • Sport
  • Sport

    44 përqind e argjentinasve e duan Messin për president

    Reporteri
    28 Dhjetor 2022 | 10:18

    Lionel Messi padyshim se është një ikonë e futbollit botëror.

    Por, edhe nëse do të merrej me politikë një ditë punët s’do t’i kishte keq.

    Kjo për shkak se sipas një sondazhi 44 përqind e qytetarëve të Argjentinë, e duan fituesin e shtatëfisht të “Topit të artë” për president.

    Ndërkaq 38 përqind e tyre nuk e pëlqejnë atë si udhëheqës, derisa 18 përqind e tyre janë përgjigjur se ai “mund të jetë”.

    Messi e bëri të mundur edhe fitimin e Kupës së Botës nga Argjentina.

    Ylli i Argjentinës me këtë rast realizoi edhe ëndrrën jetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!