×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet data e meçit të ardhshëm të Tyson Furyt, do të ndeshet me ish-kundërshtarin e Joshuas

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 14:13

    Sipas promoterit Bob Arum, Tyson Fury pritet të rikthehet në ring në shtator në Las Vegas, pas fitores ndaj gjermanit Tom Schwarz.


    Charles Martin është emri i cili pritet ta sfidojë britanikun në përballjen e cila i prinë ‘nxemjes’ pak para se Fury të përballet në revanshin me Deontay Wilder, shkruan Reporteri.net

    ‘The Gypsy King’ mposhti boksierin e panjohur Tom Schwarz pas vetëm dy raundeve muajin e kaluar, pak pas meçit kontraverz që Fury e barazoi me Deontay Wilder.

    Bisedimet janë duke vazhduar ende sa i përket rimeçit me ‘Bomberin e Bronztë’ e cila parashihet të ndodh vitin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë, Fury do të rikthehet në ring në muajin shtator.

    Arum ka folur për ‘The Athletic’ derisa është tentuar të mbahet një meç në New York më datën 5 tetor, një mundësi për 14 apo 21 shtator tani është plani i ri.

    Ndërsa kundërshtari i mundshëm i tij mund të jetë ish-kampioni i kategorisë së rëndë në IBF, Charles Martin i cili po konsiderohet si një opsion i mundshëm.

    Martin ishte mposhtur shumë lehtë nga Anthony Joshua në prill të vitit 2016.

    Por, ai ka gjetur formën këtë vit me fitoret ndaj Gregory Corbin dhe Daniel Martz./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!