×
  • Lajme
  • Rajon

    Aleanca me Putinin, Kuvendi i Serbisë shmangë edhe një herë seancën për sanksione ndaj Rusisë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2022 | 14:51

    Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme në Serbi kanë mbajtur sot seancë ku ishte e paraparë të diskutohej për miratimin e një Rezolute që do ta afronte Serbinë me politikën e jashtme të BE-së dhe e cila do të përfshinte futjen e sanksioneve ndaj Rusisë, transmeton Reporteri.net.

    Mirëpo ajo përfundoi ende pa ja nisur mirë. Përfaqësuesit e qeverisë u larguan nga seanca, duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm për të vazhduar, shkruan Nova.

    Krerët e shtetit serb vazhdojnë të deklarojnë se nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

    Serbia është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk i është bashkuar BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

    Nga koha kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, BE-ja ka shprehur qartë pritjet që vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë integrimin në BE, t’i mbështesin qëndrimet e këtij blloku, duke i përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

    Serbia, si vend aleat i regjimit të Putinit, deri tash, i ka injoruar këto thirrje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!