Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në tetë vjetorin e rënies së heroit të Kosovës Enver Zymberi, ka vendosur kurora te lapidari i heroit.
“Kombi ynë ka shumë heronj kufiri. Më i riu prej tyre, Enver Zymberi, gjithmonë do të mbetet shembull se si i shërbehet atdheut, duke mos e kursyer as jetën. Një hero që eci dhe ra në rrugët e tribunit të kombit Isa Boletini”, ka shkruar ai.
Policia e Kosovës me këtë rast do të bëjë homazhe te varri i heroit në Dubovc të Vushtrrisë, gjithashtu edhe do të vizitojë familjen e tij.
Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.