Ishte konfirmuar më 24 korrik se Dillian Whyte ka dalë pozitiv në testet për substanca të palejuara nga Agjencia Anti-doping në Mbretërinë e Bashkuar.
Whyte fitoi ndeshjen e së shtunës ndaj kundërshtarit të tij, Oscar Rivas. Megjithatë rezultati është lënë në rend të dytë kur doli rezultati se Whyte ka përdorë substanca të palejuara.
Pas dy ditësh heshtje, është vet Dillian Whyte që ka vendosur ta thyej atë me një postim në profilin e tij në Twitter, ku sqaroi çfarë po ndodhte me të.
“Jam shumë i zhgënjyer me krejt këto gjepura që janë thënë për mua në këto ditë. Avokatët e mi janë duke u marrë me çështjen dhe më kanë thënë se nuk mund të flas tani. Unë isha në rregull në ndeshje dhe e fitova atë. Falemnderit për përkrahjen”- tha Dillian Whyte në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.