×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK reagon pas mbledhjes së Qeverisë: Haradinaj s’ka më kompetenca

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 16:01

    LDK-ja e Isa Mustafës ka reaguar pas mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë e cila dështoi të konsumojë pikat e rendit të ditës.


    Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mbledhja e sotme reflekton mungesën e kompetencës së kryeministrit në dorëheqje dhe qeverisë së tij me 80 zëvendësministra, shkruan Reporteri.net.

    Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

    Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje dhe mega qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë.

    Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese:

    falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,

    ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,

    urdhërimi i prokurorit si të veprojë në një rast hetimor,

    shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,

    shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

    vendimi, e më vonë tërhqeja, për shpronësim të një objekti privat,

    dhënja e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.

    Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë.

    Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!