×
  • Sport
  • Sport

    Një nga stadiumet në Mitrovicë tani mban emrin “Erion Kajtazi”

    Reporteri
    29 Dhjetor 2022 | 14:17

    Klubi i Trepçës’89 ka vendosur që të emërojë fushën sintetike të futbollit afër Liqenit në Mitrovicë me emrin e Erion Kajtazit, 16-vjeçarit që u nda nga jeta në fushën e lojës si pasojë e një arresti kardiak.

    Sot gjatë ditës, ky stadium u emërua me emrin e 16-vjeçarit tanimë të ndjerë.

    Në ceremonin e Emërimit të pranishëm ishin krerët e Komunës së Mitrovicës dhe Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!