Arrestohet nga policia një 62-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim.
Nga Shërbimet e Policisë së Postës Manëz, Durrës, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3 Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, është kapur dhe ndaluar shtetasi:
Medi Koleci 62 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës.
Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Armath, Durrës,në bashkëpunim me dy djemtë e tij ka goditur me mjete të forta (sopatë), kunatën e tij, shtetasen Q.K., duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.
Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 20.10.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.