×
  • Sport
  • Sport

    Për çka do të mbahet mend legjenda e futbollit, Pele, i cili vdiq sot

    Reporteri
    29 Dhjetor 2022 | 20:46
    Pele feston fitoren me Brazilin në Botërorin e vitit 1970

    Legjenda e futbollit brazilien, Pele, ka vdekur sot në moshën 82 vjeçare.

    Ai raportohet të ketë pasur probleme të mëdha shëndetësore kohëve të fundit, në veçanti probleme me veshkë dhe prostatë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pele, emri i vërtetë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, filloi karrierën e tij si lojtar në Santos në moshën 15 vjeçare derisa një vit më vonë iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit, duke shpërthyer në skenën e futbollit si një 17 vjeçar në Kupën e Botës të vitit 1958, raporton Sky News.

    Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Pele ka fituar tri Kupa të Botës – në vitin 1958, 1962 si dhe atë të vitit 1970. Ai është i vetmi lojtar që e ka arritur këtë sukses deri më tash.

    Roli i tij në fitoren e tretë të Brazilit, në Botërorin e 1970’ës në Meksikë, do mbahet mend gjatë në histori të futbollit, pasi Pele luajti rol thelbësor në atë që mund të konsiderohet si skuadra më e madhe ndërkombëtare e sportit.

    Në karrierën e tij 20-vjeçare (1957-1977), Pele shënoi 1,281 gola në 1,363 paraqitje, duke përfshirë 77 shënime në 92 ndeshje me kombëtaren e Brazilit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!