×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaev për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së: S’do të ekstradohet në Serbi

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 17:42

    Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev sot ka folur për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.


    Zaev u shprehë se Morina është qytetar i Kosovës dhe jo i Serbisë, shkruan Indeksonline.

    Sipas kryeministrit maqedonas, rasti i Morinës nuk trajtohet nga qeveria e Maqedonisë Veriore por nga prokuroria kompetente, gjykatësi kompetent, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu.

    “Ligji e thotë qartë se ai është një qytetar i Kosovës dhe jo i Serbisë dhe duhet të lirohet nga paraburgimi dhe nuk duhet të ekstradohet.”, u shprehë ai.

    Megjithatë, Zaev tha se Interpoli e njeh Morinën si shtetas serb.

    Zaev tha se në këtë rast sundimi i ligjit, rregulloret dhe ligjet ndërkombëtare do të respektohen në përputhje me normat evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!