Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Rahovec, ku kanë mbetur dy persona të vdekur dhe 4 të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.
“Me datë 26.07.2019 në ora 16:30, stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Bernjak të komunës së Rahovecit.
Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ajo për Reporteri.net.
Sipas Podrimajt bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt.
Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Reporteri.net ka siguruar video nga aksidenti: