×
  • Sport
  • Sport

    “Al-Arabiya”: Cristiano Ronaldo ka nënshkruar zyrtarisht me Al-Nassr

    Reporteri
    30 Dhjetor 2022 | 20:47

    Al-Nassr raportohet se ka siguruar edhe zyrtarisht shërbimet e Cristiano Ronaldos.

    Mediumi arab, “Al-Arabiya“, duke u bazuar në burime, ka raportuar këtë të premte se ylli portugez e ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratën.

    Sipas mediumit në fjalë, Ronaldo do t’i bashkohet Al-Nassr nga janari i vitit 2023, teksa kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në verën e vitin 2025.

    37-vjeçari besohet se do të paguhet me 200 milionë euro brenda një sezoni.

    Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” te klubi nga Arabia Saudite do të kalojë si lojtar i lirë, pasi Manchester United së fundmi kishte shkëputur kontratën me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!