×
  • Sport
  • Sport

    Lens njofton Parisin me humbje, hapet gara për titull në Ligue 1

    Reporteri
    01 Janar 2023 | 22:59

    Paris Saint Germain ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në Ligue 1 dhe për të ndodhur kjo u desh të pritej java e 17-të.

    Lens është skuadra që është përkujdesur për befasinë e këtij edicioni në elitën e futbollit francez duke mposhtur parisienët me rezultat 3-1.

    Vetëm pas pesë minutash lojë erdhi goli i parë, kur Przemyslaw Frankowski realizoi për epërsinë e vendasve 1-0.

    Epërsia e skuadrës vendase nuk zgjati shumë dhe PSG barazoi shifrat në 1-1 tre minuta më vonë, kur sulmuesi Hugo Ekitike realizoi për 1-1.

    Vendasit rikthyen epërsinë në minutën e 28-të, ku pas asistimit nga Fofana, Louis Openda realizoi për 2-1, transmeton telegrafi.

    Me epërsinë 2-1 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

    Ashtu si pjesa e parë, edhe e dyta nisi për mrekulli për vendasit që gjetën golin e tretë.

    Kësaj radhe Openda asistoi te Alexis Claude-Maurice që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

    Me fitoren e Lens është hapur edhe gara për titull në Ligue 1, pasi tani ata ndodhen në vendin e dytë me 40 pikë, vetëm katër më pak se PSG që vazhdon të kryesoj kampionatin francez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!