×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi e quan Lumir Abdixhikun piun të Isa Mustafës

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 21:02

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar për një deklarim të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë që PDK ka frikë nga zgjedhjet.


    Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, deputeti i PDK-së, e quan piun të Isa Mustafës, duke shtuar se më mirë të shikojë oborrin e vet të kontaminuar, sepse kot bën siç është shprehur ai “ciu ciu” kur flet për PDK-në.

    Ndër të tjera, deputeti Krasniqi, e quan Lumir Abdixhikun, profiter ordiner të brezit të dështimit, të cilin partia e vet nuk e lejojë të kandidojë as në ndonjë degë.

    Deputeti i PDK-së, ka shkruar po ashtu se janë të vendosur për jetësuar “Dekadën e Re”, kurse LDK sipas tij, janë në “Shekullin e Vjetër”.

    Më poshtë, postimi i plotë i deputetit Memli Krasniqi

    Nje piun i Isa Mustafes, qe partia e vet s’e lejoi as te kandidohet ne ndonje dege dhe te cilin shumica e LDK-se e shohin si profiter ordiner, ben mire ta shikoje oborrin e vet te kontaminuar, sepse kot ben “ciu ciu” kur flet per PDK-ne.
    Zgjedhjet, per PDK-ne, jane jo vetem te pashmangshme, por te domosdoshme, per t’i dhene Kosoves nje qeveri me legjitimitet dhe me vizion te qarte zhvillues dhe perendimor. Ndersa, profiteret e brezit te deshtimit, qe politiken e kane vec rruge tranzite, pas zgjedhjeve, mund ta percjellin vetem si vrojtues te (pa)interesuar punen e pakrahasueshme qe do ta beje qeveria e udhehequr nga PDK.
    Frustrimet qe i kane me partine e tyre ky grup i “jurishnikeve” te ledhatuar te Isa Mustafes, te cilet garda e vjeter e LDK-se i shkeli ne cdo hap te zgjedhjeve te tyre te brendshme, nuk sherohen duke u marre me PDK-ne. Jane mesu ne LDK me u rrite duke e sha PDK-ne dhe lidershipin e saj, por kjo me s’ju funksionon.
    Shikojeni procesin e zgjedhjeve ne PDK dhe krahasojeni ate me karrikat fluturuese ne LDK dhe e kuptoni sakte dhimbjen e tyre, por edhe dallimin mes nesh. Ne jemi te vendosur per jetesimin e “Dekades se Re” e ata ende jane ne “Shekullin e Vjeter”, me te njejtit njerez, me te njejtit kryetare degesh, me te njejtat pabesi ne garen per kryetar partie e me te njejtin mentalitet dhe pa hapesire per ndryshim e per te rinj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!