×
  • Lajme
  • Lajme

    Të hënën ditë zie në Rahovec, pas aksidentit ku humbën jetën 3 persona

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 21:52

    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se ditën e hënë të javës së ardhshme 29 korrik e ka shpallur ditë zie pas aksidentit tragjik që ndodhi në këtë qytet ku humbën jetën tre persona.


    Latifi ka bërë të ditur se me këtë rast të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë, shkruan Reporteri.net.

    “Të nderuar bashkëqytetarë,
    Në përputhje me kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Rahovecit, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve, kam vendosur që të hënën, datë 29 korrik 2019, ta shpall Ditë Zie, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Rahovec! Me këtë rast, të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë”, shkruan Latifi në Facebook.

    Kujtojmë që në aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Bernjak humbën jetën 3 persona dhe 3 të tjerë u lënduan rëndë.

    Reporteri.net ka siguruar videon e aksidentit ku shihet se si veturat janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!