Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në rrjetin social Twitter, ka postuar një fotografi me ambasadorin e Izraelit në këtë vend, por që është e pazakontë në takime politike.
“Kjo fotografi, “qëndro në duar” me ambasadorin e Izraelit Dan Oryan, duhet të jetë një motiv dhe arsye më shumë se pse ushtrimet janë të rëndësishme, sa më shpesh aq më qejf”, ka shkruar Pendarovski në Twitter.
Pendarovski u zgjodh president i Maqedonisë së Veriut këtë vit. Ai është anëtar i partisë së Zaev dhe gjatë zgjedhjeve kishte edhe mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.