×
  • Sport
  • Sport

    Marca shkruan se Bale nesër udhëton drejt Kinës

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 23:46

    Uellsiani Gareth Bale, pritet që të nënshkruajë me skuadrën e Super Ligës Kineze, Jiangsu Suning.


    Numrit 11-të të Real Madridit, sipas të përditshmes spanjolle MARCA, i është ofruar kontratë 3 vjeçare dhe do të fitojë 22 milionë euro në sezon.

    Sipas gazetës, Bale nuk është pjesë e planeve të trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm dhe agjenti i uelsianit, Jonathan Barnett ka qenë në negociata me klubin kinez javëve të fundit.

    Jiangsu është pronë e Suning Business Group, të cilët kanë blerë vitin e kaluar 70 për qind të aksionëve të Inter.

    Sezonin e kaluar, Interi ishte përpjekur për ta transferuar Luka Modricin në Itali duke i ofruar një marrëveshje të mirë që përfshinte edhe një transfer në Kinë në momentin që do të vendoste të pensionohej./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!