×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti shqiptar Eros Grezda i jep fund beqarisë, kurorëzohet me Ajsel Abazin

    Reporteri
    05 Janar 2023 | 23:50

    Futbollisti shqiptar Eros Grezda dhe këngëtarja Ajsel Abazi, ka kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre.

    Por çifti lidhjen e tyre e kanë dërguar tutje.

    Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social ‘Instagram’ për Vitin e Ri, ua kanë uruar ndjekësve të tyre këtë festë si Zotëriu dhe Zonja Grezda.

    “Zotëriu dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

    Duke përdorur mbiemrin e njëjtë, dyshja treguan kështu se janë kurorëzuar me njëri-tjetrin dhe se këtë e kanë bërë prapa kamerave dhe syrit të publikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!