×
  • Sport
  • Sport

    Tre klube italiane pas futbollistit shqiptar, Partizani i vendos çmimin

    Reporteri
    06 Janar 2023 | 13:15

    Xhuliano Skuka, bomberi i klubit të Partizanit, është futur në rrjetën e tre klubeve të Serie A.

    Në fillim Leçe, më pas Hellas Verona dhe tashmë është futur në garë edhe Empoli. Sipas “Tuttomercatoweb”, Hellas Verona e ka seriozisht për Skukën, ku madje raporton se klubi italian ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të klubit kryeqytetas, plot 500 mijë euro për sulmuesin e “demave”, ofertë e cila është refuzuar në mënyrë kategorike nga Partizani.

    “Demat” dëshirojnë të mbajnë Skukën të paktën deri në fund të sezonit dhe shpresojnë të fitojnë titullin kampion, pasi golat e tij kanë peshë të madhe. Sipas mediumit italian, Partizani pretendon se kartoni i Xhuliano Skukës vlen të paktën 1 milion euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!