×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari i dëmton shtëpinë me eskavator, komshiu në Itali e vret me pushkë

    Reporteri
    06 Janar 2023 | 14:45

    Një shqiptar është vrarë në Itali mbrëmjen e së enjtes pas një konflikti me fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin San Polo të Arezzos.

    Sipas mediave italiane, viktima është 57 vjeç me origjinë nga Shqipëria, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ai u qëllua me pushkë nga fqinji i tij 53-vjeçar.

    Sa i përket rrethanave të ngjarjes, shqiptari dëmtoi me eskavator 4 makina të parkuara të fqinjit të tij e më pas goditi disa herë me kovën e eskavatorit muret dhe çatinë e shtëpisë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme komshiut të tij.

    Ky i fundit, në rrethana të tilla, mori pushkën dhe qëlloi disa herë në drejtim të 57-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur.

    Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia italiane. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes palëve, që detyruan shqiptarin në gjaknxehtësi e sipër të shkatërronte me eskavatorin në pronësi të tij, mjetet dhe shtëpinë e komshiut.

    Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësit. Banesa e fqinjit, e dëmtuar me eskavator, është konsideruar e pabanueshme dhe familjarët janë larguar nga shtëpia.

    Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!