×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Deschamps zgjat kontratën me Francën, deri më 2026

    Reporteri
    07 Janar 2023 | 11:32

    Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar se e ka zgjatur kontratën e Didier Deschamps, deri në qershor të vitit 2026.

    I emëruar më 9 korrik 2012, Deschamps ka një rekord të jashtëzakonshëm në krye të kombëtares franceze me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje – 279 gola të shënuar dhe 119 të pësuar.

    Nën drejtimin e tij, skuadra franceze fitoi Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022.

    Aktualisht Franca është në vendin e 3-të në renditje të FIFA-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!