×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfimi i rrallë i Majlinda Kelmendit: Doktorët më thanë që nëse nuk e ndali xhudon kam me u paralizu

    Reporteri
    09 Janar 2023 | 10:04

    ‘Vajza e Artë’ e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka treguar shumë detaje nga jeta e saj private si dhe nga karriera e saj si xhudiste.

    Mediumi shqiptar shkoi brenda shtëpisë së Kelmendit. Ajo i priti me kafe.

    Karrierën si trajnere, Majlinda e filloi para një viti kur u pensionua nga xhudo.

    Ajo rrëfeu për vështirësitë që kishte pas tërheqjes së xhudos.

    “Unë jam 31 vjeç dhe sot për sot është kogja herët me ndërpre karrierën por kam qenë e detyruar. Doktorët me kanë thanë që nëse nuk e ndali sportin e xhudos kam me u paralizu. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira. Fillova me pas atak paniku. U çojsha natën dhe thjeshtë se kam ditë çfarë po ndodh”, ka deklaruar Kelmendi, në një intervistë për mediumin “Abc News” në Shqipëri.

    Kelmendi tha se babai i saj është gëzuar pas pensionimit.

    “Babai është gëzu pasi thotë se tash do të kalojmë kohë më shumë bashkë. Të gjithë janë qetësuar pasi e kam lënë karrierën”, ka pohuar Majlinda.

    Ish-fituesja e medaljes se artë në Lojërat Olimpike Majlinda Kelmendi ka rrëfyer edhe kur i ishte kërkuar që ta përfaqësonte tjetër shtet, në këmbim të miliona eurove.

    “Miliona në Kosovë nuk kam, por mjafton respekti dhe reputacioni që kam” – tha ajo.

    Intervista e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!