×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Toka, pesë apartamente, zbulohet pasuria zyrtares së grabitur nga pastruesja në Tiranë

    Reporteri
    10 Janar 2023 | 12:01

    Euronews Albania ka mundur të sigurojë skedën e pasurive të paluajtshme të cilat disponohen nga zyrtarja Alda Klosi, e cila denoncoi vjedhjen mijëra eurove nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.

    Nga të dhënat e Kadastrës rezulton se Klosi është pronare ose bashkëpronare e shtatë pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Shëngjin.

    Klosi rezulton pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2, ku sipas të dhënave është bërë pronare e pasurive përmes kontratave të dhurimit.

    Gjithashtu ajo është bashkëpronare e tre apartamenteve në Tiranë me sipërfaqe, 47 m2, 54 m2 dhe 50.8 m2.

    Nga të dhënat e Kadastrës Klosi rezulton bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2.

    Ajo ka në pronësi dhe një automjet tip Toyota RAV4, e vitit 2013.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!