×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i vdekur 60 vjeçari në lumin Buna që ishte në kërkim prej disa ditësh

    Reporteri
    15 Janar 2023 | 8:10

    Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Buna, në dalje të qytetit të Shkodrës.

    Ai ka qenë prej disa ditësh i shpallur në kërkim nga familjarët nga policia, ndërsa trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme.

    Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, nëse viktima është hedhur në ujë për t’i dhënë fund jetës apo vdekjen ia kanë shkaktuar të tjerët.

    Policia dhe ekspertiza kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!