×
  • Sport
  • Sport

    Wilder flet për heroizmin e Kolasinac për ta mbrojtur Ozilin, befason me fjalët

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 18:54

    Dyshja e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac u sulmuan nga dy plaçkitës më herët këtë javë.


    Kolasinac është etiketuar si heroi pasi mbrojti bashkëlojtarin, duke dalë nga vetura për t’i dalë krah Ozilit dhe bashkëshortes së tij, Amine.

    Sulmuesit gjithashtu ishin të armatosur me thika, të cilat thuhet se ata i përdorën për t’i thyer xhamat e veturës.

    Ozil u detyrua të ngiste në anën e gabuar të rrugës për t’iu shmangur atyre.

    Videoja e incidentit është shpërndarë vazhdimisht në rrjetet sociale, derisa të gjithë kanë qenë të impresionuar nga gatishmëria e Kolasinacit për të luftuar.

    Këtu përfshihet edhe boksieri kampion në peshat e rënda, Deontay Wilder.

    “Ai ka një rënie të mirë, brenda dhe jashtë,” tha ai.

    “Prit derisa ta shohësh atë duke lëshuar ndonjë grusht. Nuk e dimë cila është teknika e tij, por puna e tij me këmbë… është mjaft kompakte.

    “Do të na duhet të punojmë me të dhe të sigurohemi që të mos nxehet sepse është shumë i parashikueshëm dhe kjo e bën të dobët.

    “Ai ka këmbë të shpejta, mund të punojmë me këtë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!