×
  • Sport
  • Sport

    Në twitter po qarkullon pyetja: Mike Tyson apo Deontay Wilder, debati shkakton kaos

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 19:22

    Të gjithë ne duam një debat të mirë sa i përket më të mirëve të sportit si; Ronaldo apo Messi, Pele apo Maradona, Federer apo Nadal e kështu me radhë.


    Një llogari e quajtur ‘Boxing Hall of Fame’, ka lëshuar një pyetje që ka zgjuar debat të jashtëzakonshëm, shkruan Reporteri.net

    ‘Mike Tyson i 1987 kundër Deontay Wilder i 2019 – çka do të ndodhte?’

    Të dy boksierët njihen për fuqinë e goditjeve të tyre.

    Mike Tyson ishte atëherë kampion i tre rripave, ndërsa u bë ‘kampion i padiskutueshëm’ kur mposhti Michael Sprinks.

    Shumica e komenteve ishin në favor të Mike Tysonit 21-vjeçar, shumë tifozë që u përgjigjën shkurt dhe ëmbël.

    “Tyson do ta thyente atë deri në javën tjetër”.

    “Tyson do të fitonte me nokaut në raundin e parë”.

    Sidoqoftë, disa tifozë të boksit nënvizuan një çështje e cila ishte edhe më shumë diskutuese.

    “Numri i njerëzve që thonë se Tyson do ta nokautonte Wilderin herët. I njëjti Mike i cili shkoi 12 raunde me Smith dhe Tony Tucker. Vendime unanime me Tillis dhe Mitch Green. Nuk do të garantoja se ai e mposht Wilderin shumë lehtë. Çka nëse goditjet e Wilderit me të djathtën do ta godisnin Tysonin?” thuhet në një tjetër koment.

    Ne do ta vazhdojmë debatin këtu, Tyson apo Wilder, kush fiton sipas juve?/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!