Ajaxi ka arritur sonte të fitojë superkupën e Francës. Kampioni holandez mposhti nënkampionin, PSV Eindhoven. Sezoni i ri në Holandë fillon më 3 gusht.
Ajaxi ka vazhduar me paraqitje të mirë edhe pa disa nga yjet e saj duke e mposhtur PSV-në në superkupë me rezultat 2-0.
Gjithçka filloi mirë për gjysmëfinalistin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar ku ata kaluan në epërsi që në sekondat e parë të ndeshjes.
Ishte një kundërsulm klasik i Ajaxit ku shënoi Dolberg pas një asisti që mori nga Donny van de Beek.
That didn’t take long.
Ajax’s Kasper Dolberg, playing PSV in the Dutch Super Cup, makes it 1-0 literally after the first whistle.
(via @FOXSportsnl)
— Planet Fútbol (@si_soccer) July 27, 2019
PSV edhe pse tentoi që të shënoi dhe të barazon rezultatin, nuk e arriti këtë pasi që kampioni në fuqi arriti të mbrohet mirë.
Edhe pjesa e dytë fillon më mirë për Ajaxin.
Tetë minuta pasi që kishte filluar ndeshja, Daley Blind shënon një super gol për ta dyfishuar rezultatin.
Me këtë rezultat përfundon takimi dhe Ajax fiton trofeun e parë para fillimit të sezonit të ri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.