×
  • Sport
  • Sport

    Kaq do të paguhet Nicolas Pepe tek Arsenali

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 8:18

    Skuadra e Arsenal është afër një transferimi shumë të madh, ndoshta më të madhin në 10 vitet e fundit të kësaj skuadre.


    Ylli i Lille, Nicolas Pepe, është afër që t’i bashkohet skuadrës së Arsenal, për shumën e 80 milionë eurove.

    Pepe pati një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën franceze, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe nga shumë skuadra evropiane.

    Arsenal pritet të jetë skuadra që do të marr nënshkrimin e tij, pasi janë pajtuar me Lille për 72 milionë funte.

    Por, cila do të jetë paga e lojtarit në ‘Emirates’?

    Sipas raportimeve të ‘Express’,anësori francez do të përfitojë rreth 105 mijë funte në javë.

    Pepe kishte shënuar 22 gola në edicionin e kaluar në Ligue 1. 24 vjeçari do të jetë prurja e tretë në ‘Emirates’ gjatë këtij afati kalimtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!