×
  • Lajme
  • Botë

    E rëndë: Nxirren 55 trupa të pajetë nga anija e fundosur në Mesdhe

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 8:27

    Pesëdhjetepesë trupa të pajetë u nxorën nga brigjet libiane, pasi një anije prej druri që barte qindra migrantë, u fundos të enjten.


    Operacionet e kërkimit janë duke vazhduar, tha për Reuters një zyrtar i organizatës Gjysmëhëna e Kuqe.

    Është ende e paqartë se sa persona ishin në bordin e anijes që u fundos dhe sa persona ende konsiderohen të zhdukur.

    Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar fundosjen e kësaj anijeje si “tragjedinë më të keqe gjatë këtij viti në Mesdhe”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!