Gareth Bale ka arritur në Kinë për ta finalizuar transferimin e tij tek skuadra kineze Jiangsu Sunning.
Uellsiani do të transferohet për një shumë rreth 80 milionë euro ndërsa personalisht do të fitojë 1 milionë euro në javë, aty ku do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, shkruan Reporteri.net
Kështu Bale do të lë prapa futbollistë si Messi, Neymar e Ronaldo sa i përket rrogës që do të marrë në ekipin e ri.
Gareth Bale nuk e ka gjetur vetën nën urdhrat e Zinedine Zidane, me të cilin ka prishur raportet në masë të madhe.
Zidane para disa ditëve kishte deklaruar se sa më shpejtë që Bale do të largohej nga Real Madridi, aq më mirë do të ishte.
Raportohet se Bale do të jetojë në Kinë pa familjen e tij, pasi ata e kanë pasur jashtëzakonisht vështirë të ambientohen në Spanjë, ndërsa Kina për ta është ‘mision i pamundur’.
Ky është momenti kur Bale arrin në Kinë:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.