Cristiano Ronaldo dhe Marcelo ishin pjesë e një brezi të artë gjatë kohës së tyre së bashku në Real Madrid.
Dyshja luajtën së bashku për nëntë vjet në kryeqytetin spanjoll dhe fituan trofe të shumtë, ku përfshiheshin katër tituj të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Kalimi i Ronaldos te Juventusi në vitin 2018 i dha fund kohës së tyre së bashku, dhe vetë Marcelo u largua nga Real Madridi vitin e kaluar dhe iu bashkua skuadrës greke, Olympiacos. Pavarësisht se nuk janë më bashkëlojtarë, të dy mbeten miq shumë të ngushtë.
Megjithatë, ata mund të jenë sërish në një skuadër. Sulmuesi portugez tani është pjesë e Al-Nassr, klub që ka shprehur interesim për mbrojtësin brazilian, sipas gazetarit Aaron Dominguez.
Tani, mbetet të shihet se kur klubi nga Arabia Saudite do të tentojnë nënshkrimin me 34-vjeçarin.
Marcelo me Olympiacosin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.