Elseid Hysaj në edicionin e ri nuk do të luajë për Napolin e Carlo Ancelottit.
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, edhe pse po kërkohet nga disa skuadra në Premier League në Angli, ai sipas të gjitha gjasave do të mbetet në Serie A.
Së fundmi mediat italiane shkruajnë se për Hysaj tejet e interesuar është skuadra e Romës, shkruan Reporteri.net.
Aq larg shkojnë mediat sa raporotjnë se trajneri i skuadës romake, Paulo Fonseca, ka telefonuar Hysajn për ta pyetur nëse është gati të transferohet në “Olimpico”.
Megjithatë ende nuk ka diç zyrtare dhe pritet të mësohet ditëve në vijim nëse Hysaj do të transfeorhet te Roma apo tek ndonjë klub tjetër. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.