Përpara se politikanët në Kosovë të votojnë për lejimin e Danimarkës të shfrytëzojë me qira 300 vende në burgun e Gjilanit, duhet të zbatohet marrëveshja për mbështetjen daneze ndaj Kosovës.
Plani i qeverisë daneze për të zgjidhur mungesën e hapësirës nëpër burgjet e veta duke u ofruar vende në Kosovë kriminelëve të dënuar, është lënë në pritje derisa Kosova të marrë mbi 6 milionë euro ndihmë daneze, shkruan www.altinget.dk.
Në Kosovë, marrëveshja në lidhje me burgun nuk do të shqyrtohet dhe nuk do të miratohet në parlament derisa të negociohet dhe nënshkruhet marrëveshja për ndihmën milionëshe me Danimarkën.
Vetëm kur kjo të ndodhë, Danimarka mund të fillojë me rinovimin e burgut në Gjilan, në mënyrë që të jetë gati për të pritur kriminelët, për të cilët të dyja vendet kanë lidhur marrëveshje në dhjetor të vitit 2021. /klankosova
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.