×
  • Sport
  • Sport

    Muhamed Ramadani kthehet i artë në Kosovë – kjo është deklarata e tij pas suksesit të arritur

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 20:40

    Nga Baku i Azerbejxhanit erdhi sot djaloshi i artë i Kosovës, Muhamet Ramadani. Ai u kthye me medaljen e artë nga lojërat olimpike evropiane.


    16 vjeçari ishte më i miri në hedhjen e gjyles. Ai shprehet tejet i lumtur për suksesen e arritur.

    “Jam shumë i lumtur që arrita me sjell medaljen e artë, konkurenca ka qenë mjaft e fortë ku aty ishin rreth 50 shtete”, ka deklaruar Ramadani për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se kjo ishte medalja e dytë e artë për Ramadanin, pas asaj në kampionatin Ballkanik U18 që u mbajt në Stamboll të Turqisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!