Barcelona dhe lojtari Marcos Alonso kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2024. Klauzola e largimit është 50 milionë euro.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi.
Ceremonia e rinovimit të mbrojtësit të Barçës u zhvillua këtë të premte në zyrat e ‘Spotify Camp Nou’ me prezencën e presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit të parë, Rafa Yuste, zëvendëspresidentit të Zonës Ekonomike, Eduard Romeu, drejtorit të Futbollit, Mateu Alemany dhe drejtori sportiv Jordi Cruyff.
I transferuar më 2 shtator në Barcelonë, Marcos Alonso bëri debutimin e tij si lojtar i ‘Blaugrana’ tetë ditë më vonë. E bëri në La Ligë në fushën e Cadiz (0-4). Me numrin 17 në fanellën e tij, mbrojtësi me këmbën e majtë hyri në lojë në minutën e 78′.
Spanjolli shënoi edhe golin e parë me ekipin e Barcelonës. Ishte në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen (2-4).
Në 19 paraqitje sa ka zhvilluar gjithsej me ekipin e tij ka shënuar dy gola deri më tani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.