×
  • Sport
  • Sport

    Talenti shqiptar shënon dy gola për Sassuolon

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 22:29

    Talenti shqiptar që aktivizohet tek Sasuolo, Aristidi Kolaj, ishte protagonist ditën e sotme në miqësoren që ekipi i tij, fitoi me shifrat 10-1 ndaj Çiliverge Macano, ekip i Serise D në Itali.


    Sulmuesi shqiptar, e nisi si titullar në repartin e avancuar, dhe nuk zhgënjeu besimin e trajnerit De Zerbi.

    Që në minutën e pestë, Kolaj mori përsipër një penallti, dhe e shndërroi me saktësi në gol. Pak më vonë, në minutën e 18-të, 20-vjeçari shënoi edhe të dytin, me një të djathtë të bukur.

    Golat e shqiptarit i hapën udhë një fitore të thellë të Sasuolos, me shifrat 10-1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!