×
  • Lajme
  • Lajme

    Toaletet në Pallatin e Rinisë në gjendje të mjerueshme

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 23:52

    Dikur një nga objektet më të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.


    Por, pavarësisht rolit që ka luajtur ndër dekada, e që ende vazhdon të jetë po aq i rëndësishëm për një pjesë të të rinjve, veçmas sportistëve, Pallati i Rinisë dhe Sporteve është lënë nën “hije”.

    Gjendja brenda shtëpisë pothuajse kryesore për zhvillimin e aktiviteteve sportive në Prishtinë është e mjerueshme.

    Investimet në këtë objekt janë të rralla, teksa gjendja sa vazhdon e rëndohet, e pamjet brenda një pjese të këtij pallati sportiv, rekreativ e kulturor, i ngjajnë më shumë gërmadhave të pasluftës, përcjellë Indeksonline.

    Përmes këtyre imazheve mund të shihni toaletet të cilat shfrytëzohen nga qytetarët në palestrën sportive brenda pallatit.

    Pamje këto tmerruese, por edhe turpëruese për një kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!