Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se, vendi ynë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të dendura.
Gjysma e parë e kësaj jave do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe intervale kohore me diell.
Vranësirat gjatë ditës do të zhvendosen në stade të ndryshme të troposferës, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet nëpër territoret e caktuara, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit, do të jenë në formë stuhish.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri 17 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri 32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 9 m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.