Mesa duket Cristiano Ronaldo nuk ka patur një fillim të mbarë të aventurës së tij në Arabinë Saudite. Në dy paraqitjet e para nën fanellën e Al Nassr ai nuk ka patur një rol vendimtar ashtu siç pritej. Madje skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës duke humbur 1:3 ndaj Al Ittihad.
Në atë ndeshje, portugezi pati një rast të madh në pjesën e parë, për të cilin trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia tha se Ronaldo mund të kishte ndryshuar drejtimin e lojës nëse do të kishte arritur ta shfrytëzonte.
Meqë nuk e bëri, iu desh të përballej me kritika nga media të caktuara dhe në internet filloi të qarkullonte një video në të cilën një nga drejtorët e klubit vë në dyshim korrektësinë e vendimit të tij për t’i ofruar Ronaldos kontratën më të pasur në histori.
“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton sauditi.
Në video, sauditi është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos teksa imiton festën e tij të famshme.
Portugezi i famshëm do të ketë shansin e radhës për një provim korrigjues të premten, kur Al Nassr të vizitojë Al Fateh, skuadrën e gjashtë të Ligës Pro Saudite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.