×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipdon Fazliu nuk ankohet në Kushtetuese për Kryeprokurorin e ri, i hapë rrugë dekretimit të Blerim Isufajt

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 11:28

    Shqipdon Fazliu nuk do të ankohet sërish në Gjykatën Kushtetuese për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokuroit të ri të Shtetit. Ky vendim i prokurorit Fazliu i hapë rrugë dekretimit të Blerim Isufajt si shef i ri i Kryeprokurorisë së Shtetit. Ankesat e ish-kandidaitit për kryeprokuror, që të gjitha u shpallen të pa bazuara, u shndërruan në vegël të pushtetit për mos dekretimin e Isufajt kryeprokuror të ri, pasi natyrisht Blerim Isufaj nuk ishte kandidati i tyre për ta kapur këtë institucion, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Me refuzimin e ankesës si të pabazuar edhe nga ana e Gjykatës Supreme, dhjetorin e vitit që shkoi, del se Shqipdon Fazliu do t’i japë fund betejës së tij kundër përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri të shtetit që u shndërrua në vegël të pushtetit politik në Kosovë.

    Prokurori Fazliu ka njoftuar tashmë Këshillin Prokurorial të Kosovës se nuk do të vazhdojë me ankesë në Gjykatën Kushtetuese për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, ka mësuar Gazeta Online Reporteri.net nga burime të afërta me procesin.

    Vendimi për të mos u ankuar më në Kushtetuese, vjen pasi Fazliu një herë pikërisht kjo gjykatë ia ka rrëzuar pretendimet për kontestimin e përzgjedhjes së Blerim Isafajt, shef të ri të Kryeprokrurisë së Shtetit.

    Pas Kushtetueses që e orientoi Fazliun të ankohet në Gjykatat tjera, të tri shkallët tjera të gjyqit i kanë hedhur si të pabazuara pretendimet e Fazliut nga përzgjedhja e KPK’së.

    I kontaktuar nga Gazeta Online Reporteri.net, Shqipdon Fazliu të martën ka refuzuar të kometojë në lidhje me vendimin e tij për tërheqje nga ankimimi tutje.

    Blerim Isufaj qysh me 6 prill 2022 ishte përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Në gati 10 muaj, Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka refuzuar ta dekretojë atë në këtë detyrë, me arsyetimin se proceset e ankimimit nuk janë përfunduar.

    Shefja e shtetit i përdori s’i vegla ankesat e Fazliut në Gjykatë, kundër dekretimit të Blerim Isufajt. Ky i fundit qysh në kandidimin e tij për këtë pozitë ishte parë si i padëshiruari i pushtetit politik në vend për ta drejtuar institucionin e pavarura të Kryeprokurorit të Shtetit.

    Madje, zyrtarë të Qeverisë Kurti, përfshirë edhe vetë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk është se e kanë fshehur këtë fakt duke provuar denigrimin e Isufajt në opinionin publik. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!