Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se vlera e koeficientit të pagave për këtë vit do të jetë 105, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ky koeficient pritet të rritet vitin e ardhshëm në 110.
Në arsim, pagat e mësimdhënësve do të sillen prej koeficientit 5.6 për ata të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta deri në 5.8 për mësimdhënës të shkollave të mesme të larta.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mirëpritur vlerën e koeficientit prej 105 eurosh të përcaktuar në ligjin e ri të pagave.
Sekretari i kësaj sindikate Ymer Ymeri tha se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut.
Mes tjerash, Ymeri për Klan Kosova thotë se për shumicën e personelit arsimor me këtë vlerë të koeficientit ka rritje prej 50 deri në euro në paga.
Ai paralajmëroi për mbajtjen e një takimi të kësaj sindikate gjatë ditës ku pritet të diskutohet edhe çështja e koeficientit që sot mori aprovimin e qeverisë.
Ligji i ri i Pagave me koeficientin prej 105 eurosh të paraparë për sivjet do të hyjë në fuqi më 6 shkurt, kurse për vitin e ardhshëm pritet të jetë 110 euro.
Koeficienti 105: Këto do të jenë pagat për mësimdhënësit, mjekët, policët e kategoritë e tjera
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.