Grupi parlamentar i PDK-së e ka lëshuar seancën e sotme të kuvendit në shenjë revolte me përcaktimin e vlerës së koeficientit të pagave në sektorin publik nga ana e qeverisë.
Tahiri tha se koeficienti 105 është mjerim dhe sipas tij e thellon varfërinë në vend.
“Ky është një koeficient i mjerimit, është një koeficient që e thellon varfërinë në vendin tonë dhe është një koeficent që i demotivon të gjithë ata të rinj e të reja që duan të jenë pjesë e administratës shtetërore, qoftë e policisë apo ushtrisë”.
“Prandaj, si grup parlamentar i PDK-së në shenjë revolte me përcaktimin e këtij koeficienti, nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë seancë”, është shprehur Tahiri, shkruan Reporteri.net.
Tutje, ai tha se si grup parlamentar i PDK-së I kërkojnë qeverisë që ta rishqyrtojë edhe një herë vlerën e koeficientit, pasi siç tha, është koeficient që e rrit mjerimin në vend.
Ndërsa, pas njoftimit që deputetët e PDK-së do ta lëshojnë sallën, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, e pyeti Tahirin se “çka mendoni për meditjet e sotme?”, teksa ai u përgjigj se “absolutisht i refuzojmë”.