×
  • Sport
  • Sport

    Cremonese e eliminon Romën nga Kupa e Italisë

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 23:31

    Roma është eliminuar befasisht nga Kupa e Italisë.

    Gjallorosët u mposhtën në “Olimpico” nga Cremonese me rezultat 1:2, duke u eliminuar në çerekfinale të Coppa Italia.

    Dessers kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 28-të kur e shndërroi në gol penalltinë e fituar.

    Më pas, Roma mori edhe më shumë iniciativën për ta gjetur golin e barazimit.

    Për ta arritur këtë, madje Mourinho bëri katër zëvendësime para fillimit të pjesës së dytë.

    Por, Cremonese shënoi golin e dytë në minutën e 49-të. Ishte faktikisht një autogol i Celik që ia zbehu gjasat për fitore romakëve.

    Krejt çfarë bëri Roma ishte goli i ngushtimit të epërsisë në minutën e 90+4 nga Belotti.

    Kësisoj, Cremonese kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke e eliminuar njërin nga favoritët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!