Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet së shpenzuari gjithçka që i pëlqen ta blejë e ta ketë për vete.
Superylli portugez ka fituar milionat në futboll duke qenë në maja për më shumë se 15 vite karrierë, shkruan Reporteri.net
Sipas ‘Forbes’, ai është atleti i dytë më i paguar në botë dhe besohet të ketë pasuri deri në 365 milionë funte.
Por, si i shpenzon paratë ai?
Ronaldo njihet që ka një lloj-llojshmëri të makinave, gjersa ai shpenzon edhe për gjëra tjera rreth e rreth botës.
Sipas ‘The Sun’, ai sapo i ka shtuar koleksionit të tij 27 milionësh një rezidencë të re që kushton hiç më pak se 1.5 milionë euro në Marbella.
Ndërsa në pamje duket fantastike.
Ai do të jetë komshiu më i ri me superyllin e MMA, Connor McGregor.
McGregor do të mirëpresë ardhjen e Ronaldos, dyshja që kanë stërvitur së bashku në të kaluarën.
Irlandezi poashtu ka qenë shumë komplimentues ndaj Cristiano Ronaldos në të kaluarën./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.