×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura përplas tre këmbësorë në Lipjan, në mesin e tyre edhe një 6-vjeçar

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 15:24

    Sot rreth 13:00, një veturë ka përplasur tre këmbësorë në Lipjan.


    Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se ngasësja e veturës është shoqëruar për në stacion.

    “Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Lipjan. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar ngasësja e veturës”.

    Ndërsa një lexues i Klan Kosovës e ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes. Ai ka treguar se në mesin e fëmijëve është edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, i cili ka pësuar lëndime serioze në kokë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!